
Dy të mitur janë arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, ndërsa rasti tashmë është raportuar në Polici dhe kanë nisur veprimet për lokalizimin e tyre.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se largimi i dy të miturve nga institucioni korrektues është evidentuar dhe për rastin janë njoftuar organet e rendit.
Sipas të njëjtave burime, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa aktualisht po punohet për lokalizimin e dy të miturve dhe sqarimin e rrethanave në të cilat ata kanë arritur të largohen nga institucioni.
Ende nuk dihet se si është realizuar arratisja dhe nëse ka pasur ndonjë lëshim në masat e sigurisë brenda Qendrës Korrektuese.
Sinjali mëson se kërkimi për lokalizimin e tyre është duke vazhduar, ndërsa priten informacione të tjera lidhur me këtë rast.
Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.
problemeve dhe rikthimin e njësisë në funksion”, ka njoftuar KEK.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali