Shqiptari u gjet i vdekur në pus në Itali, 29-vjeçari pranon vrasjen: “Kisha frikë për familjen”

Shqiptari u gjet i vdekur në pus në Itali, 29-vjeçari pranon vrasjen: “Kisha frikë për familjen”

Written by

in

Shqiptari u gjet i vdekur në pus në Itali, 29-vjeçari pranon vrasjen: “Kisha frikë për familjen”

29-vjeçari italian ka pranuar para hetuesve përfshirjen në vrasjen e shqiptarit Denaldo Maxhallaku, 31 vjeç, trupi i të cilit u gjet më 28 tetor në një pus në Longiano të Italisë.

Sipas mediave italiane, dyshohet se vrasja ndodhi pas një konflikti për një borxh të lidhur me drogën. I dyshuari pretendoi se kishte frikë për veten dhe familjen e tij.

Pas ngjarjes, trupi i shqiptarit dyshohet se u hodh në pus, ndërsa automjeti i tij u dogj për të fshehur gjurmët. Maxhallaku ishte zhdukur më 8 tetor dhe u gjet pas më shumë se 20 ditësh kërkimesh.

Ai la pas bashkëshorten dhe vajzën e tyre njëvjeçare. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali