
Një aksion i njësisë për hetimin e trafikimit me narkotikë është zhvilluar mbrëmjen e 14 tetorit në rrugën “Ali Aliu” në Ferizaj, nën dyshimin se po kryhej shitblerje e substancave narkotike.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 20:10, policia ka kontrolluar dy vetura, ku në njërën është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, ndërsa në veturën tjetër janë gjetur edhe dy qese të tjera me marihuanë dhe një cigare e mbushur me të njëjtën substancë.
Në rast janë përfshirë Vendim Ramadani dhe Valbone Shehi.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar gjithsej 3 qese me marihuanë me peshë 2.52 gramë, një cigare me marihuanë me peshë 0.41 gramë, 65 euro para të gatshme dhe një telefon iPhone 17 Pro Max.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, të dy personat janë marrë në pyetje.
Me vendim të prokurorit, Vendim Ramadani është ndaluar për 48 orë, ndërsa Valbone Shehi është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Dy vetura kontrollohen nën dyshimin për shitblerje droge në Ferizaj – sekuestrohen marihuanë, para dhe një iPhone 17 Pro Max appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali