Ekskluzive | Kapet në Qafë Morinë i kërkuari nga Rahoveci – dërgohet në vuajtje të dënimit prej 150 ditësh

Ekskluzive | Kapet në Qafë Morinë i kërkuari nga Rahoveci – dërgohet në vuajtje të dënimit prej 150 ditësh

Written by

in

Ekskluzive | Kapet në Qafë Morinë i kërkuari nga Rahoveci – dërgohet në vuajtje të dënimit prej 150 ditësh

Një person i kërkuar me urdhërarrest është ndaluar më 14 tetor në pikën kufitare në Qafë Morinë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Besmir Gashin, nga fshati Qifllak i Rahovecit, i cili kërkohej për veprat penale “Kanosje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Pas ndalimit në pikën kufitare, patrulla policore e Stacionit të Rahovecit e ka marrë personin e kërkuar dhe ka proceduar me realizimin e urdhëresës së gjykatës.

Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, rreth orës 01:00, Gashi është dërguar në vuajtje të dënimit prej 150 ditësh.

Rasti është proceduar si “Realizim i urdhëresës së gjykatës”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Kapet në Qafë Morinë i kërkuari nga Rahoveci – dërgohet në vuajtje të dënimit prej 150 ditësh appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali