Ekskluzive | I mituri kapet me katër qese marihuanë në Shtime – thotë se drogën e bleu për 30 euro në Prishtinë

Ekskluzive | I mituri kapet me katër qese marihuanë në Shtime – thotë se drogën e bleu për 30 euro në Prishtinë

Written by

in

Ekskluzive | I mituri kapet me katër qese marihuanë në Shtime – thotë se drogën e bleu për 30 euro në Prishtinë

Një i mitur është ndaluar nga Policia në Shtime, pasi në veturën me të cilën po udhëtonte janë gjetur katër qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Gjatë intervistimit, ai ka deklaruar se drogën e kishte blerë në Prishtinë për 30 euro, por se nuk e dinte identitetin e personit që ia kishte shitur.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti është zbuluar më 17 tetor, rreth orës 13:20, kur Policia ka ndaluar një veturë të tipit Caddy Pickup, në të cilën ndodhej i mituri, 17 vjeçar.

Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë gjetur katër qese me substancë të dyshuar marihuanë, të cilat janë konfiskuar.

I mituri është shoqëruar për intervistim, ku është marrë në pyetje në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, ai ka deklaruar se substancën e kishte blerë në Prishtinë, në vlerë prej 30 eurosh, por nuk ka mundur të identifikojë personin nga i cili pretendon se e kishte siguruar.

Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare për të mitur, e cila ka udhëzuar inicimin e procedurës për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Rasti i është kaluar sektorit të hetimeve për veprime të mëtejshme, përfshirë sqarimin e rrethanave të posedimit dhe prejardhjes së substancës së dyshuar narkotike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | I mituri kapet me katër qese marihuanë në Shtime – thotë se drogën e bleu për 30 euro në Prishtinë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali