Ekskluzive: “Qysh me shku në shpi tem?” – Biseda e Arlindës me rreshterin policor (VIDEO)

Ekskluzive: “Qysh me shku në shpi tem?” - Biseda e Arlindës me rreshterin policor (VIDEO)

Written by

in

Ekskluzive: “Qysh me shku në shpi tem?” - Biseda e Arlindës me rreshterin policor (VIDEO)

Një bisedë telefonike mes Arlinda Zekajt dhe një rreshteri të Policisë së Kosovës, e siguruar ekskluzivisht nga emisioni ‘MAT’ në Klan Kosova, nxjerr në pah shqetësimin e saj për familjarët e ish-burrit që ndodheshin në shtëpinë e saj.

Në këtë bisedë, Arlinda ka këmbëngulur se nuk mund të shkonte në shtëpi, duke kërkuar që ata të largoheshin.

Biseda rikthen vëmendjen te mënyra se si u trajtuan shqetësimet e Arlindës dhe te reagimi institucional ndaj kërkesave të saj për ndihmë e mbrojtje.

Komunikimi:

Rreshteri policor: Prokurorja kujdestare thotë se është shënim zyrtar për Prokurorinë. Për momentin nuk është rast, ka mbetë këto çka janë cek me u verifiku nga kamerat e sigurisë.

Arlinda Zekaj: Për çka kamerat e sigurisë? Nuk janë pronar të shpisë..

Rreshteri policor: Prokurori udhëzon çka me bo me një rast.

Arlinda Zekaj: Nuk guxon kështu. Qysh me shku në shpi tem, kur janë njerëzit e panjohur.

Rreshteri policor: Duhet me bo padi në gjykatë, padi civile, që me i dëbu ata prej shpisë.

Arlinda Zekaj: Me shku dikush në shpi tanë, qitash kur shkon me i gjetë, a i len qaty. Kjo është dështim total.

Të plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: