Rasti i Arlindës, pas kryeprokurores së Pejës – suspendohet edhe prokurorja Arlinda Nallbani-Gacaferri

Rasti i Arlindës, pas kryeprokurores së Pejës - suspendohet edhe prokurorja Arlinda Nallbani-Gacaferri

Written by

in

Rasti i Arlindës, pas kryeprokurores së Pejës - suspendohet edhe prokurorja Arlinda Nallbani-Gacaferri

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur ta suspendojë nga detyra zyrtare prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri dhe të nisë procedurë disiplinore ndaj saj.

Vendimi është marrë të enjten, në një mbledhje të jashtëzakonshme të KPK-së, pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi, bëjnë të ditur burime të Klan Kosovës.

Në të njëjtën mbledhje, KPK-ja ka vendosur edhe suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj.

Zhvillimet vijnë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, transmeton Klankosova.tv