Ekskluzive | Sulmohet me mjet të fortë dhe grushte një 23-vjeçar në Mitrovicë të Veriut – përfundon në spital, sulmuesi në kërkim

Ekskluzive | Sulmohet me mjet të fortë dhe grushte një 23-vjeçar në Mitrovicë të Veriut – përfundon në spital, sulmuesi në kërkim

Written by

in

Ekskluzive | Sulmohet me mjet të fortë dhe grushte një 23-vjeçar në Mitrovicë të Veriut – përfundon në spital, sulmuesi në kërkim

Një përleshje fizike ka ndodhur pak para mesnatës në Mitrovicë të Veriut, ku një i ri ka përfunduar në spital pasi dyshohet se është sulmuar me mjet të fortë dhe grushte. Lëndimet në qafë dhe fytyrë kanë bërë që ai të mbahet nën trajtim mjekësor deri në mëngjes.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 23:40, në rrugën “Zoran Gjingjiq”, ku Policia është njoftuar për një përleshje fizike.

Kur patrulla policore ka arritur në vendin e ngjarjes, është informuar se një person i lënduar tashmë ishte marrë nga autoambulanca dhe ishte transportuar në spital.

Policët kanë shkuar në spital, ku kanë konfirmuar se viktima ishte Srdjan Stepanoviq, 23 vjeçar, i cili po merrte trajtim mjekësor.

Sipas vlerësimit të mjekut kujdestar, i riu kishte pësuar lëndime në pjesën e qafës nga një mjet i fortë, ndërsa në fytyrë dyshohet se ishte goditur me grushte.

Lëndimet janë klasifikuar si të lehta, por për shkak të gjendjes së tij, mjeku ka rekomanduar vazhdimin e trajtimit dhe qëndrimin në spital deri në mëngjes.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurës për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Deri në momentin e raportimit nuk ishte identifikuar asnjë person i dyshuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e sulmit dhe për të identifikuar personin apo personat e përfshirë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sulmohet me mjet të fortë dhe grushte një 23-vjeçar në Mitrovicë të Veriut – përfundon në spital, sulmuesi në kërkim appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali