
Hetimet për grabitjen e ndodhur më 10 tetor në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë kanë çuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 15 tetor, pas një pune operative dhe hetimore, Sektori i Hetimeve Rajonale ka arritur të identifikojë si të dyshuar për rastin Çlirim Zhubin.
I dyshuari është arrestuar, ndërsa gjatë veprimeve policore është gjetur dhe sekuestruar edhe një shumë parash, për të cilat ekziston dyshimi se mund të jenë të lidhura me grabitjen.
Rasti lidhet me ngjarjen e 10 tetorit, rreth orës 15:10, në rrugën “Anton Qeta” në Gjakovë, ku viktimë ishte M. F.
Zhubi është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Pas intervistimit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është marrë vendim që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.
Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit dhe prejardhjen e parave të sekuestruara.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Zbardhet grabitja në Gjakovë – arrestohet i dyshuari, i sekuestrohen para që dyshohet se janë nga rasti appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali