Ekspozoi armë në rrjete sociale dhe kanosi policët gjatë bastisjes, arrestohet një person në Mitrovicë

Ekspozoi armë në rrjete sociale dhe kanosi policët gjatë bastisjes, arrestohet një person në Mitrovicë

Written by

in

Ekspozoi armë në rrjete sociale dhe kanosi policët gjatë bastisjes, arrestohet një person në Mitrovicë

Një burrë në Mitrovicë ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, pasi paraprakisht kishte ekspozuar armë në rrjetet sociale.

Situata u tensionua edhe më tej gjatë aksionit policor, pasi i dyshuari kishte kanosur zyrtarët policorë në momentin kur këta të fundit kishin shkuar për të bastisur shtëpinë e tij.

Me vendim të organeve të drejtësisë, i dyshuari është ndaluar për procedura të mëtejshme hetimore.

“Në orët e  paradites së sotme policia në Stacionin Policor në Mitrovicë, pas pranimit të informatës dhe sigurimit të provave ka realizuar një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Mitrovicë, ku është sekuestruar një armë zjarri dhe një karikator, ku gjatë sekuestrimit të armës i dyshuari në fjalë iu është kanosur zyrtarëve policorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale “”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Kanosje”.

Burimi: Insajderi