Ekzekutohen pagat për punëtorët teknikë të shkollave të Prishtinës

Ekzekutohen pagat për punëtorët teknikë të shkollave të Prishtinës

Written by

in

Ekzekutohen pagat për punëtorët teknikë të shkollave të Prishtinës

Drejtoria e Financave e Komunës së Prishtinës ka konfirmuar për Klan Kosova, se pagat për punëtorët teknikë të shkollave të kryeqytetit janë ekzekutuar sot, më 14 tetor.

Lajmi është bërë i ditur përmes një përgjigjeje zyrtare të Drejtorisë së Financave, pas pyetjeve të parashtruara lidhur me grevën e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës, transmeton Klankosova.tv.

Sipas njoftimit, me ekzekutimin e pagesave është adresuar çështja për të cilën është kërkuar sqarim.

Ndërkaq, sa i përket vazhdimit apo ndërprerjes së grevës, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ky informacion duhet të konfirmohet nga vetë përfaqësuesit e punëtorëve.