Seancë me dyer të mbyllura ndaj Gani Gecit, gazetarja jep detaje (VIDEO)

Seancë me dyer të mbyllura ndaj Gani Gecit, gazetarja jep detaje (VIDEO)

Written by

in

Seancë me dyer të mbyllura ndaj Gani Gecit, gazetarja jep detaje (VIDEO)

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës caktimin e masës së sigurisë ndaj ish-deputetit Gani Geci.

Seanca dëgjimore është paralajmëruar të mbahej nga ora 13:30, kurse gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi e cila po qëndron në oborrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë tha se seanca po mbahet me dyer të mbyllura dhe se një numër i madh i familjarëve të Gani Gecit po qëndrojnë në pritje të vendimit ndaj tij.

“Pritet që para trupit gjykues, mbase edhe mund të ketë filluar seanca ndaj ish-deputetit Gani Geci i akuzuar për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj. Seanca është duke u mbajtur me dyer të mbyllura dhe nuk patëm mundësi të hyjmë të marrim pamje qoftë në fillim ose gjatë kohës kur Gani Geci po sillej në gjykatore. Përderisa po qëndrojmë në oborrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, po shihet se një numër i madh i familjarëve të Gani Gecit po qëndrojnë këtu përjashtë duke pritur vendimin ndaj tij”, tha ai.