Ende nuk dihet se si u vranë foshnja tre muajshe dhe 27 vjeçari- familja vendos fotografinë e tyre tek vendi i ngjarjes në Demiraj

Ende nuk dihet se si u vranë foshnja tre muajshe dhe 27 vjeçari- familja vendos fotografinë e tyre tek vendi i ngjarjes në Demiraj

Written by

in

Ende nuk dihet se si u vranë foshnja tre muajshe dhe 27 vjeçari- familja vendos fotografinë e tyre tek vendi i ngjarjes në Demiraj

Komuna e Gjilanit është një prej vendeve më të tronditura së fundi. E gjithë kjo si shkak se brenda 20 ditëve kanë humbur jetën pesë persona, në mënyrë tragjike.

Vrasja e djeshme ishte një nga rastet më të rënda, pasi viktimat ishin një foshnjë tre muajshe dhe babai i saj, 27-vjeçari Adonis Demiri.

Gazeta Sinjali ka raportuar mbrëmë ekskluzivisht identitetin e viktimës, Adonis Demiri, si dhe të personit të dyshuar për rastin, babait të tij, Brahim Demiri.

Rasti ndodhi në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku sot aty kanë filluar të mblidhen edhe familjarë e miq të shumtë.

Familja veçse ka hapur dyert për ata që shkojnë për ngushëllime, derisa Policia e Kosovës ka arrestuar kryefamiljarin, Brahim Demiri.

Sipas policisë i njëjti dyshohet për vrasje të rëndë dhe ai tanimë është në ndalim e sipër.

Policia e Gjilanit si dhe Prokuroria Themelorë në këtë komunë nuk kanë dhënë detaje mbi rastin- madje të njëjtit nuk kanë treguar as se si është kryer vrasja, me çfarë mjeti apo si u ndanë nga jeta dy të lartcekurit.

Lajmi.net ka raportuar dje fillimisht mbi rastin dhe mbi atë se foshnja po qëndronte me babain, pasi gruaja ishte e ndarë me tanimë të ndjerin si shkak i problemeve të vazhdueshme që kishin në mes .

Adonis Demiri ishte i njohur për autoritetet e sigurisë dhe të hetuesisë në Gjilan edhe si përdorues i narkotikëve dhe si i ngarkuar me disa vepra të tjera penale.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali