Enis Rexhepi i pandalshëm, shënon supergol në stilin ‘Panenka’

Enis Rexhepi i pandalshëm, shënon supergol në stilin ‘Panenka’

Written by

in

Sulmuesi Enis Rexhepi po e dëshmon se do të jetë një kandidat serioz për të marrë ftesë nga Kosova edhe për ndeshjet kualifikuese të muajit mars.

Talenti i Stuttgartit sërish ka dëshmuar kualitetin, këtë herë në fitoren e thellë prej 6-0 ndaj Regensburg U19.

Edhe pse hyri nga stoli, Rexhepi ia doli ta gjejë rrugën drejtës. Ga pika e bardhë, ai u tregua i ftohët akull për ta provuar një ‘Panenka’.

Goditja e tij shkoi në qendër, me portierin që nuk arriti të bënte asnjë reagim.

Kësisoj, nuk do të ishte befasi nëse Stuttgarti e fton Rexhepin së shpejti në ekipin e parë për ndonjë ndeshje të Kupës së Gjermanisë./Telegrafi/