
Bayern Munich U19 është duke e mposhtur Arsenalin U19 me rezultat 3:1, në kuadër të UEFA Youth League.
Në këtë ndeshje ka realizuar edhe talenti kosovar, Erblin Osmani, i cili shënoi në minutën e 30-të të takimit.
Për skuadrën gjermane kanë shënuar edhe Lambe dhe Della Rovere.
Ndërkohë, një tjetër futbollist shqiptar, Yll Gashi, është në bankën rezervë të Bayernit për këtë ndeshje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali