“Faleminderit për gjithçka, por zemra rrah për Kosovën”, Florent Hajdini refuzon Austrinë dhe zgjedhë Dardanët

“Faleminderit për gjithçka, por zemra rrah për Kosovën”, Florent Hajdini refuzon Austrinë dhe zgjedhë Dardanët

Written by

in

Talenti Florent Hajdini ka refuzuar ftesën e Austrisë U21 për të përfaqësuar Kosovën.

Hajdini, që luan tek klubi SKU Amstetten, ishte në listën e Austrisë U21 për grumbullimin e ardhshëm ndërkombëtar.

Sidoqoftë, futbollisti pas një bisede me përzgjedhësin Hekuran Kryeziu, ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën.

“Kam pasur bisedë të gjatë me përzgjedhësin Hekuran Kryeziu dhe ai më ka zbuluar planin që ka me mua dhe sigurisht që me dëshirën më të madhe kam pranuar të luaj për Kosovën. Gjithmonë ka qenë kjo dëshira ime”.

“Ftesa në klub e Austrisë ka ardhur më herët se e Kosovës, por pas bisedës me trajnerin kam vendosur që ta përfaqësojë vendin tim. Jam shumë i lumtur dhe krenar që do ta vesh fanellën e Kosovës. Jam falënderues ndaj Austrisë për gjithçka, por zemra ime rrah për Kosovën”, tha ai për Gazetën Olle.

Kësisoj, Kosova U21 po vazhdon ta rrisë nivelin ndërsa objektivi kryesor mbetet kualifikimi për një kompeticion madhor.

Përndryshe, risi te Kosova U21 është edhe talenti i Luzernit Demir Xhemalija, i cili ka lënë Zvicrën për “Dardanët” e rinj./Telegrafi/