Menaxheri i njohur kosovar, Faton Shoshi, duket se po kalon momente të këndshme në New York, ku ka dalë në shoqërinë e Dennis Graham, babait të reperit të famshëm Drake.
Shoshi ka ndarë një fotografi me të në Instagram, duke e shoqëruar me mbishkrimin “Me babushin”.
Takimi i tillë është një tjetër moment interesant për Shoshin, i cili ndër vite ka krijuar emër në industrinë e showbiz-it dhe ka ndërtuar lidhje me figura të njohura.
Burimi: Dukagjini
