Besi dhe Valira, dy aktorët e njohur, kanë bërë të ditur së fundmi se janë në pritje të ëmbël. Lajmin e bukur çifti e ndau gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova, duke emocionuar publikun me këtë rrëfim të veçantë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi në emisionin “Big Cast”, Besi ka zbuluar më shumë detaje rreth shtatzënisë së bashkëshortes së tij, duke treguar se ajo u arrit përmes procedurës IVF, pas një procesi që kishte zgjatur plot tre vjet.
“S’di sa IVF-a i kemi bërë, tri vjet, shkurt e shqip tri vjet, që nëse i kisha bo ato me pare kishin kushtu koxha pare e madhe”.
Besi tregoi gjithashtu se fillimisht kishte dëshiruar që lajmin ta ndante në mënyrë më private, përmes një videoje personale, ende pa nisur spektakli i BBVK-së.
“Edhe kur u bë, e thirra Dinin, kisha qejf me ja u bë prej dhomës rrëfimit, hala pa nis Bigu, po e disha që ka me ja nisë, edhe thojsha garant e kanë bërë dhomën e rrëfimeve gati, unë një video personale veç që me publiku, jo me dalë në Big. Masnej Dini tha pse mos me bo publike. Tani e kena shty edhe nja një muaj gati se kena bo publike, tuj e prit Bigun, po edhe mu ka bo qejfi, tek e fundit qaty e kam marrë dhuratën”, deklaroi Besi.
Ndryshe, rrugëtimi i çiftit drejt prindërimit nuk ka qenë aspak i lehtë. Para tre vjetësh, Besi kishte bërë një rrëfim prekës për vështirësitë dhe tentativat e tyre për të pasur një fëmijë.
Në atë kohë, produksioni i Big Brother VIP Kosova i kishte bërë një dhuratë të veçantë aktorit, duke i mundësuar trajtimin në një klinikë, në përpjekje për të realizuar ëndrrën e tij dhe bashkëshortes për t’u bërë prindër. /Telegrafi/