Fenerbahçe përfiton 4.2 milionë euro nga golat vendimtarë të Vedat Muriqit në Champions

Fenerbahçe përfiton 4.2 milionë euro nga golat vendimtarë të Vedat Muriqit në Champions

Written by

in

Fenerbahçe përfiton 4.2 milionë euro nga golat vendimtarë të Vedat Muriqit në Champions

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi po shndërrohet në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Fenerbahçes, pasi golat e tij vendimtarë në Ligën e Kampionëve i kanë siguruar klubit turk jo vetëm pikë të çmuara, por edhe përfitime të konsiderueshme financiare.

Mediumi turk “Sabah” i ka kushtuar të premten një artikull të veçantë sulmuesit shtatlartë të Kosovës, duke e cilësuar atë si asetin më të çmuar të Fenerbahçes pas paraqitjeve vendimtare në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Muriqi ishte vendimtar në fitoret ndaj Liverpoolit dhe Shakhtar Donetskut, duke ia siguruar Fenerbahçes gjashtë pikë të rëndësishme në fazën e ligës së Championsit. Përveç pikëve, golat e tij i kanë sjellë klubit edhe 4.2 milionë euro, pasi UEFA shpërblen çdo fitore në këtë fazë me 2.1 milionë euro, ndërsa barazimi vlen 700 mijë euro.

Sulmuesi kosovar fillimisht realizoi golin e fitores 3:2 ndaj Liverpoolit, në një ndeshje të zhvilluar në shtëpi, ndërsa më pas vendosi edhe përballjen ndaj Shakhtar Donetskut, duke shënuar golin e vetëm në fitoren 1:0 në “Stamford Bridge” të Londrës, stadiumin e Chelseat.

Paraqitja e tij ndaj skuadrës ukrainase u vlerësua edhe nga UEFA, e cila e zgjodhi Muriqin lojtarin më të mirë të ndeshjes. Sipas vlerësimit të saj, kosovari ishte pika referuese e sulmit të Fenerbahçes dhe ndryshoi rrjedhën e takimit me golin e realizuar.

Për paraqitjet e tij ka pasur vlerësime edhe në mediat sportive amerikane. Mike Grella, analist i emisionit sportiv “CBS Sports”, e përfshiu Muriqin në formacionin e tij më të mirë të xhiros së pestë të Championsit, përkrah yllit francez Kylian Mbappe.

“Muriqi, ky djalosh është problematik. Ai është ‘bishë’. Është qendërsulmues i duhur. Ai i ka shënuar dy golat vendimtar të fitoreve në dy ndeshjet e fundit për Fenerbahçen. Në njërën prej tyre hyri në lojë nga banka rezervë. Por më pëlqen mënyra e tij në fushë, se si luan, stil i moçëm. Agresiv, ‘një bishë’, e fut kokën aty ku shumë lojtarë nuk e bëjnë. Kështu që kam qenë i impresionuar nga ai”, ka deklaruar Grella.

Muriqi po kalon një edicion të suksesshëm, me dhjetë gola të realizuar në të gjitha garat dhe dy asistime në 20 paraqitje.

Ai është shndërruar në një prej futbollistëve të preferuar të trajnerit të ri, Emre Belozoglu, falë forcës fizike, dominimit në lojën në ajër dhe aftësisë për t’i finalizuar aksionet në momentet vendimtare.

Pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Kampionëve, Fenerbahçe ka grumbulluar tetë pikë dhe ndodhet në pozitë të mirë për të siguruar kalimin në fazën tjetër të garës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali