Në palestrën në Greme, Ferizaj pësoi me rezultat 28:17. Kështu, skuadra ferizajase ndalet në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbolliste.
Pjesa e parë ishte e fortë dhe përfundoi 11:11. Por në pjesën e dytë mysafiret shfaqën dukshëm më tepër.
Edona Rogova i kishte nëntë pritje për Ferizajn. Më efikasja ishte Sevdanur Ozkan me gjashtë gola. Katër i kishte Elsa Kongjeli, kurse nga tri i realizuan Agnesa Hysa dhe Luna Gonçalves.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave u zhvillua të premten.
Burimi: RTKLive
