Flaka Loxha shkëlqen në Zagreb, mposht edhe medalisten e bronztë të botës në Grand Prix

Flaka Loxha shkëlqen në Zagreb, mposht edhe medalisten e bronztë të botës në Grand Prix

Written by

in

Flaka Loxha shkëlqen në Zagreb, mposht edhe medalisten e bronztë të botës në Grand Prix

Xhudistja kosovare, Flaka Loxha, ka shënuar fitoren e dytë në Grand Prix të Zagrebit, duke kaluar me sukses edhe një kundërshtare të fortë.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Loxha e mposhti xhudisten kroate Ana Viktorija Puljiz, me waza-ari. Puljiz këtë vit kishte fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.

Në luftën e parë, xhudistja kosovare kishte triumfuar ndaj Angjela Samargjiqit nga Bosnjë-Hercegovina.

Kështu, Flaka Loxha vazhdon garën në Zagreb pas dy fitoreve radhazi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali