Foda: S’ka kalkulime, në Dublin shkojmë vetëm për fitore

Foda: S’ka kalkulime, në Dublin shkojmë vetëm për fitore

Written by

in

Foda: S’ka kalkulime, në Dublin shkojmë vetëm për fitore

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka dalë me mesazh të prerë para duelit vendimtar të nesërm ndaj Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndonëse “Dardanëve” u mjafton edhe një pikë në Dublin për ta blinduar pozitën e dytë në Grupin B3, tekniku gjerman e ka bërë të qartë se ekipi i tij nuk di të luajë për barazim.

“Presim që të jetë ndeshje ndryshe nga ajo në Prishtinë. E dimë rëndësinë e ndeshjes, ne na mjafton barazimi, por nuk mund të futesh në ndeshje për barazim, duhet të luajmë për fitore. Presim që Irlanda të jetë skuadër më ofenzive dhe shpresojmë që ndërmjet kundërsulmeve ta marrim fitoren”, deklaroi Foda në konferencën për shtyp.

Sa i përket gjendjes fizike të lojtarëve, Foda konfirmoi se e gjithë skuadra është e gatshme për betejë, me përjashtim të Edon Zhegrovës, i cili tashmë është larguar nga grumbullimi për shkak të lëndimit.

Gjermani gjithashtu ka tërhequr vërejtjen për rrezikun kryesor të vendasve, sulmuesin Troy Parrott, duke kërkuar fokus maksimal nga reparti defansiv.

“Parrott është lojtar i nivelit shumë të lartë dhe shumë i rrezikshëm. Duhet të jemi shumë të fokusuar për ta ruajtur atë nesër. Sa i përket atmosferës, e rëndësishme është që ta imponojmë lojën tonë dhe nuk merremi me ndeshjet e skuadrave të tjera”, përfundoi Foda.

Përballja e fundit e këtij edicioni në grup mes Irlandës dhe Kosovës zhvillohet nesër në Dublin, duke filluar nga ora 20:45.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali