Formacioni më i mirë i javës në Superligën e Turqisë, tre shqiptarë pjesë e tij

Formacioni më i mirë i javës në Superligën e Turqisë, tre shqiptarë pjesë e tij

Written by

in

Ernest Muçi, Amar Gërxhaliu dhe Lumbardh Dellova janë përfshirë në formacionin më të mirë të javës së nëntë në Superligën e Turqisë.

Futbollistët shqiptarë kanë lënë gjurmë në javën e nëntë të elitës së futbollit turk, duke siguruar tri vende në formacionin ideal të publikuar nga faqja e specializuar Sofascore.

Vlerësimin më të lartë mes tyre e ka marrë Ernest Muçi, i cili është përfshirë në repartin e mesfushës me notën 9.3. Futbollisti i Trabzonsporit është ndër lojtarët më të vlerësuar në këtë formacion, duke konfirmuar paraqitjen e tij të mirë me tri asistime.

Në formacion është përfshirë edhe Amar Gerxhaliu, i cili ka marrë notën 7.9. Futbollisti shqiptar është pjesë e përzgjedhjes falë paraqitjes së tij me fanellën e Erzurumsporit.

Ndërkohë, Lirim Dellova është përzgjedhur gjithashtu në repartin mbrojtës, me notën 7.6. Mbrojtësi i Amadsporit plotëson përfaqësimin shqiptar në formacionin më të mirë të javës së nëntë.

Në sulm, formacioni përbëhet nga Aral Simsir me notën 8.1, Victor Osimhen me 8.2 dhe Franculino Dju me 8.5. Në mesfushë, përveç Muçit, janë përfshirë Ricardo Pereira Duarte (8.4), Berkan Kutlu (8.5) dhe Alexis Antunes (8.1).

Në mbrojtje, krahas Dellovës dhe Gërxhaliut, është përzgjedhur edhe Chidozie Awaziem, i cili ka marrë notën 9.3, ndërsa portieri Andreas Gianniotis e plotëson formacionin me vlerësimin 8.0. /Telegrafi/