FSK realizon qitje me mortaja 120 mm në poligonin e Bizës në Shqipëri

FSK realizon qitje me mortaja 120 mm në poligonin e Bizës në Shqipëri

Written by

in

Sipas njoftimit të FSK-së, aktiviteti është zhvilluar në kuadër të avancimit të kapaciteteve operacionale të Mbështetjes Luftarake të Komandës së Forcave Tokësore.

Qitja është realizuar nga bateritë e Regjimentit të Mbështetjes Luftarake, ndërsa aktivitetin e kanë përcjellë Komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, Gjeneral Brigade Mehmet Lladrovci, stafi i tij, Atasheu Ushtarak i FSK-së në Shqipëri dhe përfaqësues të Forcave Tokësore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Vizita kishte për qëllim vlerësimin e realizimit të qitjes dhe zbatimin e procedurave të planifikimit dhe ekzekutimit të mbështetjes luftarake me zjarr indirekt.

“Gjatë aktivitetit u dëshmua profesionalizmi i pjesëtarëve të RML-së në zbatimin e procedurave të sigurisë dhe përdorimin e mortajës 120 mm të sistemit Vuran”, thuhet në njoftim.

 Me këtë rast, gjeneral brigade Lladrovci falënderoi përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe pjesëtarët e FSK-së për angazhimin në zhvillimin e kapaciteteve operacionale.

Burimi: RTKLive