
Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka reaguar pas paralajmërimit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, se Kosova rrezikon ta humbë organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030.
Gashani e ka cilësuar reagimin e Ramës si “dramaticitet të panevojshëm” dhe “alarm të pabazë”, duke theksuar se Qeveria po vazhdon punën në bashkëpunim me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG) dhe institucionet përkatëse.
Ai ka ritheksuar se përkushtimi i Qeverisë për organizimin e këtij eventi sportiv mbetet i plotë, pavarësisht vështirësive dhe obligimeve që duhet të përmbushen.
“Lojërat Mesdhetare janë një përgjegjësi e përbashkët dhe një mundësi historike për Kosovën. Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi është dhe do të jetë garantuesja e tyre”, ka shkruar Gashani.
Në fund, ministri ka deklaruar se Kosova do t’i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 dhe do të synojë sukses edhe në garat sportive.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Gashani i kundërpërgjigjet Ramës për Lojërat Mesdhetare: Alarm pa bazë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali