Kosova ia ndalon hyrjen 27 tonëve misër nga Serbia

Kosova ia ndalon hyrjen 27 tonëve misër nga Serbia

Written by

in

Kosova ia ndalon hyrjen 27 tonëve misër nga Serbia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka refuzuar importin e 27 tonëve misër nga Serbia, pasi analizat laboratorike kanë konstatuar nivel të aflatoksinës mbi kufirin e lejuar.

Sipas njoftimit, në ngarkesën prej 27 mijë kilogramësh misër merkantil, të importuar nga operatori ekonomik “IDEAL GROUP” SH.P.K., është konstatuar prania e aflatoksinës në nivelin prej 33 mikrogramësh për kilogram, ndërsa kufiri i lejuar është 20 mikrogramë për kilogram.

Rezultati është konfirmuar edhe përmes superanalizës së realizuar nga laboratori referent në Austri.

Pas konstatimit të tejkalimit të kufirit të lejuar, AUV-ja ka nxjerrë vendim për refuzimin e importit dhe ka urdhëruar kthimin e të gjithë sasisë së misrit në vendin e origjinës.

Agjencia ka bërë të ditur se kontrollet e intensifikuara të importeve do të vazhdojnë, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të hyrjes në tregun e Kosovës të produkteve që nuk i përmbushin standardet e sigurisë ushqimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kosova ia ndalon hyrjen 27 tonëve misër nga Serbia appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali