Gërvalla e Sveçla mbeten në poste, kush u suspendua e kush dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt?

Gërvalla e Sveçla mbeten në poste, kush u suspendua e kush dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt?

Written by

in

Gërvalla e Sveçla mbeten në poste, kush u suspendua e kush dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt?

Vrasja e 49-vjeçares Arlinda Zekaj, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime të shumta publike dhe ka vënë në pikëpyetje përgjegjësinë e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë për mosmbrojtjen e saj, pavarësisht paralajmërimeve të mëhershme.

Pas rastit të rëndë, janë ndërmarrë disa masa ndaj zyrtarëve që kishin qenë të përfshirë në trajtimin e denoncimeve dhe kërkesave të viktimës për mbrojtje. Gjithsej 19 zyrtarë policorë dhe dy prokurore janë suspenduar.

Në mesin e tyre është edhe kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj. Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, dha dorëheqje nga detyra, e cila u pranua nga kryeministri Albin Kurti. Në vend të tij, ushtrues detyre u caktua Fehmi Hoti.

Megjithatë, pavarësisht masave të ndërmarra dhe kërkesave të vazhdueshme të qytetarëve për përgjegjësi politike, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, vazhdojnë të mbajnë postet e tyre.

Në konferencën e përbashkët për media më 30 tetor, të dy ministrat refuzuan të japin dorëheqje. Sveçla deklaroi se nuk beson që largimi i tij apo i Gërvallës nga detyra do të kontribuonte në fuqizimin e grave dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Edhe Gërvalla tha se do të jepte dorëheqje nëse do të vlerësonte se një veprim i tillë do të ndihmonte në identifikimin më të shpejtë të përgjegjësive. Ajo theksoi se prioritet duhet të jetë zbardhja e plotë e rastit dhe përcaktimi i përgjegjësive institucionale.

Ndërkohë, protestat pas vrasjes së Arlinda Zekajt kanë vazhduar, me qytetarë dhe aktivistë që kërkojnë llogaridhënie jo vetëm nga policia dhe prokuroria, por edhe nga drejtuesit politikë të institucioneve përkatëse.

Kërkesa për dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës mbetet një nga thirrjet kryesore të protestuesve, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë përgjegjësinë e secilit zyrtar të përfshirë në trajtimin e rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali