Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in

Written by

in

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in

Reperi i njohur Mozzik dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, po shijojnë ditët e para si prindër, pas ardhjes në jetë të djalit të tyre të parë, të cilin e pagëzuan me emrin Oz.

Çifti po i kushton gjithë vëmendjen vogëlushit, duke shijuar momentet e para të kësaj periudhe të veçantë familjare.

Së fundmi, Lotina ka ndarë me ndjekësit një fotografi simpatike, ku Mozzik shihet duke mbajtur në krahë të birin.

Oz duket se ka gjetur vendin e tij të preferuar për të fjetur, pikërisht në krahët e babait.

Fotografia ka sjellë një tjetër moment të ëmbël nga jeta private e çiftit, i cili po përjeton një nga periudhat më të veçanta të jetës së tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali