Gjenden 87 gramë narkotikë brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë

Gjenden 87 gramë narkotikë brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë

Written by

in

Gjenden 87 gramë narkotikë brenda Qendrës Korrektuese në Dubravë

Një sasi prej 87 gramësh e një substance të dyshuar narkotike është hedhur brenda hapësirës së Qendrës Korrektuese në Dubravë nga persona të panjohur.

Sipas policisë, rasti është raportuar më 13 tetor nga zyrtarët korrektues, ndërsa njësitë përkatëse janë duke zhvilluar hetime për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat e përfshirë, transmeton Klankosova.tv.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rastin. Hetimet për këtë ngjarje janë në vazhdim.