Përleshje fizike mes bashkëshortëve në Prishtinë, të dy lirohen pas intervistimit

Përleshje fizike mes bashkëshortëve në Prishtinë, të dy lirohen pas intervistimit

Written by

in

Përleshje fizike mes bashkëshortëve në Prishtinë, të dy lirohen pas intervistimit

Një çift bashkëshortor është përfshirë në një përleshje fizike në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.

Rasti ka ndodhur më 14 tetor, rreth orës 19:00, ku të dyshuarit, një mashkull dhe një femër, janë shoqëruar në stacion policor.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, nuk raportohet për persona të lënduar.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 14.10.2026-19:00. Janë shoqëruar në stacion policor dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër (bashkëshort) pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”.