
Një mosmarrëveshje mes dy kunatave është raportuar në Pejë.
Sipas raportit policor, të dyja janë shoqëruar në stacionin policor, ku janë intervistuar nga zyrtarët policorë, transmeton Klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, viktima, me dëshirën e saj, është larguar dhe ka shkuar te familja e saj.