Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq, trupi dërgohet për IML

Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq, trupi dërgohet për IML

Written by

in

Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq, trupi dërgohet për IML

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kamen të Leposaviqit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 tetor, rreth orës 07:35, nga një grua kosovare, e cila ka njoftuar se e kishte gjetur të vdekur vëllain e saj.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

VDEKJE E DYSHIMTË – Fsh. Kamen, Leposaviq  26.10.2026 – 07:35. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se  kishte gjetur pa shenja jete vëllain e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.