Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren.
Rasti është raportuar më 14 nëntor, rreth orës 17:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/