
Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Pejë, Migjen Kastrati më 16 tetor kishte marrë aktvendim përmes së cili kishte caktuar masën mbrojtëse në periudhë prej gjashtë muaj për palën e mbrojtur Arlinda Zekaj.
Gjyqtari Kastrati në aktvendimin e marrë i kishte ndaluar bashkëshortin e Zekajt, Jeton Sylaj që brenda shtëpisë ku jetonin të dy, t’i afrohej të njëjtës në distancë prej 2 metra.
Ndërsa në rrugë, qytet, shkollë apo vendin e punës në distancë prej 20 metra.
“.. në distancë prej 2 metra në shtëpinë ku është duke qëndruar tani pala e mbrojtur, në rrugë, qytet, fshat, shkollë apo vendin e punës në distancë prej 20 metra, si dhe i NDALOHET në të ardhmen të ushtroj dhunë fizike dhe psiqike, të bllokojnë lëvizjen e viktimës, ofendojnë, shqetësojnë dhe kërcënojnë palën e mbrojtur”, thuhet në aktvendim.
Tutje, në pikën dy të aktvendimit gjykata kishte urdhëruar Sylajn që të lejonte kthimin e Arlinda Zekajt në shtëpi.
“Urdhërohet pala përgjegjëse Jeton Sylaj që t’a lejojë palën e mbrojtur, Arlinda Zekaj, të kthehet në shtëpi dhe ta lejojë të shfrytëzojë shtëpinë të cilën e përdorin së bashku në fshatin Vitomericë” thuhet tutje në aktvendi,
Gjykata poashtu kishte marrë vendim që kujdesi i fëmijës t’i besohej palës së mbrojtur, ndërsa bashkëshorti do të mund ta takonte të njëjtit çdo vikend përmes Qendrës për Punë Sociale.
Sylaj poashtu ishte obliguar që në emër të mbajtjes financiare për fëmijën e mitur të paguante shumën prej 150 euro në muaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali