Një këmbësore ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicë të Veriut.
Aksidenti ka ndodhur më 14 nëntor, rreth orës 00:02, kur një veturë me targa vendore, e drejtuar nga një person i dyshuar, ka goditur këmbësoren derisa ajo ishte duke kaluar rrugën.
Si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, mjekët kanë konstatuar se lëndimet e saj janë të rënda, ndërsa është bërë e ditur se ajo do të transferohet për trajtim jashtë vendit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, të cilat kanë kryer hetimet lidhur me aksidentin. Për rastin është njoftuar edhe prokurori./Telegrafi/