Një shtetase e huaj është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi ajo me veturën e saj kishte goditur mbrojtësen e trotuarit dhe pas dëmtimit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”, Prishtinë, më datë 15 nëntor 2026, në ora 07:58.
“Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 15.11.2026-07:58. Është arrestuar e dyshuara femër shtetas e huaj pasi që, me veturën e saj ka goditur mbrojtëse e trotuarit dhe pas dëmtimit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. E dyshuara është dërguar në tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/