Kylie Jenner shfaqet me fustan vintage në krah të Timothee Chalamet, por në të njëjtin event ishte edhe ish-partneri Travis Scott
Kylie Jenner u shfaq me një fustan të artë vintage nga Roberto Cavalli, teksa iu bashkua të dashurit të saj, Timothee Chalamet, në ceremoninë e Governors Awards 2026, në Hollywood.
Ylli 29-vjeçar nuk parakaloi në tapetin e kuq, por ndau në Instagram një fotografi të veshjes së saj, shkruan DailyMail.
Ndërkohë, Chalamet u shfaq fillimisht i vetëm para fotografëve, ndërsa më vonë çifti u pa së bashku brenda eventit, madje duke mbajtur duart.
Megjithatë, mbrëmja kishte edhe një tjetër detaj interesant. Në të njëjtin event ishte i pranishëm edhe ish-partneri i Kylie-t, reperi Travis Scott, me të cilin ajo ka dy fëmijë, Stormi dhe Aire.
Kështu, Kylie dhe Timothée rrezikuan të përballeshin me babanë e fëmijëve të saj gjatë ceremonisë.
Fustani i Kylie-t ishte një krijim vintage, që theksonte siluetën e saj dhe kishte një bisht të gjatë.
Ajo e kompletoi pamjen me flokë të gjatë të zinj, ndërsa Timothée zgjodhi një kostum klasik të zi me papion. /Telegrafi/