Kallëzim penal ndaj dhunuesit nga Ohri, i cili e rrahu të dashurën e tij dhe i shkaktoi lëndime të rënda trupore

Kallëzim penal ndaj dhunuesit nga Ohri, i cili e rrahu të dashurën e tij dhe i shkaktoi lëndime të rënda trupore

Written by

in

Policia e Ohrit ka ngriutur padi penale kundër K.K. (31) nga Ohri për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor” sipas Kodit Penal.

“Më 15.11.2026, rreth orës 02:00, pas një grindjeje paraprake që kishte filluar në shtëpinë e tij dhe kishte vazhduar në automjetin e tij, i kallëzuari në automjet e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij 26-vjeçare nga rrethina e Ohrit. Pasi e ka ndaluar automjetin, ka vazhduar me sulmin, me ç’rast vajza ka humbur vetëdijen dhe është rrëzuar, pas çka është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, e më pas edhe në spitalin „Shën Erazmo“ në Ohër, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore”.

“Janë ndërmarrë masa dhe menjëherë pas ngjarjes, në orën 05:05, K.K. është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor. Ndërkaq, me kërkesë të PTHP-së, Gjykata Themelore në Ohër ka marrë aktvendim dhe i ka shqiptuar masa kujdesi”.

“Në lidhje me ngjarjen, më 15.11.2026, në orën 08:50, në SPB Ohër, L.K. (51) nga Ohri, nëna e K.K., ka denoncuar se L.Gj. (49), babai i vajzës, përmes telefonit celular i kishte bërë kërcënime djalit të saj K.K. dhe të gjithë familjes, pas çka ditën e njëjtë, në orën 13:20, në Ohër edhe ai është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacion policor. Kundër tij, po ashtu, do të parashtrohet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.