Gordon, Gabriel Jesus dhe Adeyemi shënojnë rekorde personale me Barcelonën

Gordon, Gabriel Jesus dhe Adeyemi shënojnë rekorde personale me Barcelonën

Written by

in

Tri futbollistë kanë regjistruar arritje personale në karrierën e tyre, pas ndeshjeve të fundit në Ligën e Kampionëve, duke prekur shifra jubilare në realizimin e golave.

Sipas Tribuna.com, Anthony Gordon, Gabriel Jesus dhe Karim Adeyemi kanë shënuar arritje të rëndësishme në karrierat e tyre, duke e bërë këtë një natë të veçantë për të tre futbollistët.

Sulmuesi anglez Anthony Gordon realizoi dy gola, duke e kaluar kuotën e 50 golave në karrierën e tij me klube. Me këtë dygolësh, anësori ka arritur në gjithsej 51 realizime.

Në anën tjetër, sulmuesi brazilian Gabriel Jesus ka regjistruar golin e 160-të në karrierën e tij në nivel klubesh, duke vazhduar të shtojë shifrat personale.

Ndërkohë, Karim Adeyemi ka prekur kuotën e 90 golave në karrierën profesionale. Në këtë statistikë përfshihen golat e realizuar si në nivel klubesh, ashtu edhe me përfaqësuesen.

Arritjet e tre futbollistëve erdhën në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, ku secili shënoi një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij. /Telegrafi/