Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 7 nëntor, rreth orës 20:00, kur viktima ka pranuar një mesazh me përmbajtje kërcënuese nga i dyshuari.
Rasti është raportuar në polici, ndërsa për zhvillimet është njoftuar edhe prokurori kompetent.
Deri në momentin e raportimit, nuk është bërë e ditur për ndonjë arrestim.
Policia e ka iniciuar rastin si “Kanosje”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.
Burimi: RTKLive
