“Gruanë time e kisha mbyllë në shtëpi, ajo që del në klube s’është për martesë” – deklaratat e Fatlumit habisin Fuegon

“Gruanë time e kisha mbyllë në shtëpi, ajo që del në klube s’është për martesë” – deklaratat e Fatlumit habisin Fuegon

Written by

in

“Gruanë time e kisha mbyllë në shtëpi, ajo që del në klube s’është për martesë” – deklaratat e Fatlumit habisin Fuegon

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm “Prime” të “Big Brother VIP Kosova 5”, Fuego ka diskutuar me Bejtën dhe Erikun për deklaratat e Fatlumit ndaj Anjezës.

Gjatë bisedës, Fuego ka rikthyer në vëmendje disa nga komentet e Fatlumit gjatë përplasjes me Anjezën, ku ai kishte shprehur qëndrime për mënyrën se si duhet të sillet një grua dhe për daljet e saj në klube.

“Unë kurrë s’kisha marrë një grua si ti… Unë gruan tem e kisha mbyllë në shpi, s’e kisha lanë me dalë… Një femër që del në club s’është për me çu në shpi”, ishin disa nga fjalët e Fatlumit.

Duke komentuar këto deklarata, Fuego ka kundërshtuar gjuhën e përdorur nga bashkëbanori i tij, duke thënë: “S’fliten këto sene”.

Diskutimi vjen pas debatit të krijuar në spektaklin e së premtes, ku deklaratat e Fatlumit ndaj Anjezës u bënë pjesë e përplasjes mes banorëve.

Burimi: Insajderi