“Grumbull ligjesh” apo agjendë e mirëfilltë? (VIDEO)

“Grumbull ligjesh” apo agjendë e mirëfilltë? (VIDEO)

Written by

in

“Grumbull ligjesh” apo agjendë e mirëfilltë? (VIDEO)

Synimi i qeverisë për të miratuar rreth 65 projektligje brenda dy muajve e gjysmë, pas bllokadës së gjatë institucionale, ka ngjallur përplasje në Kuvendin e Kosovës.

Teksa partia në pushtet (LVV) e arsyeton dinamikën e ngjeshur me nevojën për të kompensuar kohën e humbur, opozita (PDK, LDK dhe Aleanca) e kundërshton ashpër, raporton Klan Kosova.

Besnik Tahiri nga Aleanca e quan agjendë të dobët dhe “për sy e faqe” pa konsultime, e Lutfi Haziri i LDK-së tërheq vërejtjen për shkelje procedurale nën petkun e urgjencës.

Kurse Enver Hoxhaj nga PDK kërkon fokusim të menjëhershëm në çështjet urgjente të arsimit.

Për më shumë, ndiqeni kronikën më poshtë: