GTA 5 po shitet ende mirë edhe pse pasardhësi i saj do të lansohet më 19 nëntor

GTA 5 po shitet ende mirë edhe pse pasardhësi i saj do të lansohet më 19 nëntor

Written by

in

Prej kohësh është parashikuar se lansimi i “Grand Theft Auto VI” më 19 nëntor do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në industrinë e lojërave, por ajo që ndoshta nuk pritej gjerësisht është ndikimi që do të kishte te shitjet e paraardhësit të tij 13-vjeçar, “Grand Theft Auto V”.

Megjithatë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Rhys Elliott i “Alinea Analytics”, “Grand Theft Auto V” ka shitur gjithsej 150,000 kopje në 13 ditët e para të nëntorit 2026 dhe, deri më tani për këtë muaj, ka regjistruar 16 milionë përdorues aktivë mujorë në të tria platformat ku është i disponueshëm.

Sipas Elliott, 54.2% e shitjeve të reja të GTA V janë realizuar në PS5, 25.2% në Steam, ndërsa 20.6% e mbetur në Xbox.

Kjo vjen pas një periudhe të jashtëzakonshme në tremujorin e dytë (Q2) të vitit 2026, gjatë së cilës, sipas Take-Two Interactive, GTA V shiti mbi 5 milionë kopje, duke e çuar totalin e përgjithshëm në mbi 235 milionë shitje dhe 10 miliardë dollarë të ardhura.

Në prag të lançimit të GTA VI, përllogaritet se janë kryer rreth 6.45 milionë porosi paraprake, ku 77% e tyre i përkasin edicionit “Ultimate” të lojës, me vlerë 100 dollarë.

Nëse GTA VI arrin shifra shitjesh dhe një vrull të përafërt me paraardhësin e tij, ka gjasa të shndërrohet në një sukses komercial, pavarësisht buxhetit jashtëzakonisht të lartë.

Vlerësime të tjera sugjerojnë se, vetëm brenda javës së parë të lansimit, GTA VI do të gjenerojë mbi 4.5 miliardë dollarë. /Telegrafi/