Guardiola: Messi është i papërsëritshëm, nuk besoj se do ta shoh më një si ai!

Guardiola: Messi është i papërsëritshëm, nuk besoj se do ta shoh më një si ai!

Written by

in

Guardiola: Messi është i papërsëritshëm, nuk besoj se do ta shoh më një si ai!

Pep Guardiola ka dhënë një tjetër deklaratë plot admirim për Lionel Messin, duke e cilësuar argjentinasin si futbollistin më të mirë që ka parë ndonjëherë.

Ish-trajneri i Manchester Cityt beson se është pothuajse e pamundur që futbolli të prodhojë sërish një lojtar me cilësitë e ish-yllit të Barcelonës.

Guardiola, i cili e drejtoi Messin gjatë viteve të tyre të përbashkëta në Barcelonë, e njeh më mirë se kushdo ndikimin e tij në fushë.

Nën drejtimin e trajnerit katalanas, argjentinasi arriti nivele të jashtëzakonshme, duke fituar trofe të shumtë dhe duke u shndërruar në një prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë.

“Është më i miri që kam parë ndonjëherë. Më vjen keq për të gjithë të tjerët, por Messi është diçka tjetër”, kishte deklaruar Guardiola, duke theksuar se edhe pse e ka parë Maradonën, ajo që Messi bënte në stërvitje dhe në ndeshje ishte e jashtëzakonshme.

Për Guardiolën, Messi mbetet një talent që shfaqet vetëm një herë në shumë breza dhe një futbollist që vështirë se do të përsëritet. 

Burimi: Insajderi