Hajnat vjedhin në një shtëpi në Suharekë, rasti po hetohet

Hajnat vjedhin në një shtëpi në Suharekë, rasti po hetohet

Written by

in

Hajnat vjedhin në një shtëpi në Suharekë, rasti po hetohet

Një shtëpi në Suharekë ka qenë cak i vjedhjes, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë dhe kanë vjedhur një pistoletë me pesë fishekë, si dhe disa aksesorë e bizhuteri.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi ka deklaruar se për armën e vjedhur posedonte leje.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është në procedurë hetimore”, thotë PK./Klankosova.tv