Halle Berry u pa duke dalë nga gjykata në Los Angeles, e kapur për dore me të fejuarin e saj, Van Hunt, ndërsa vazhdon beteja ligjore për kujdestarinë e djalit të saj 13-vjeçar, Maceo, me ish-bashkëshortin Olivier Martinez.
Aktorja 60-vjeçare u shfaq e veshur me një bluzë me motive, pantallona të zeza dhe një pallto elegante në të njëjtën ngjyrë.
Ajo e kompletoi pamjen me këpucë të zeza, çantë dhe syze dielli, ndërsa flokët i kishte stiluar në onde natyrale, shkruan DailyMail.
Çështja gjyqësore lidhet me akuzat e Martinezit se Berry ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tyre gjatë një incidenti më 26 shtator.
Sipas pretendimeve të tij, aktorja e ka kapur djalin në mënyrë të dhunshme. Berry i ka mohuar të gjitha akuzat. Në fillim të këtij muaji, Martinez mori një urdhër të përkohshëm kufizues kundër saj.
Në një deklaratë të paraqitur në gjykatë, vajza e aktores, Nahla Aubry, 18 vjeçe, mbrojti të ëmën, duke deklaruar se nuk e kishte parë kurrë atë të ushtronte dhunë fizike ndaj Maceos.
Ajo e përshkroi Berry-n si një nënë të dashur dhe të përkushtuar, e cila vendos rregulla për fëmijët e saj. /Telegrafi/