Haradinaj kërkon kritere të qarta për vizitat e politikanëve serbë: T’u ndalohet hyrja atyre që bëjnë deklarata përçarëse

Haradinaj kërkon kritere të qarta për vizitat e politikanëve serbë: T’u ndalohet hyrja atyre që bëjnë deklarata përçarëse

Written by

in

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që vizitat e politikanëve nga Serbia në Kosovë të rregullohen me kritere të qarta, të monitorohen gjatë qëndrimit dhe të trajtohen sipas ligjeve të Kosovës.

Gjatë fjalimit në Kuvend, Haradinaj ka thënë se dhënia e lejeve për këto vizita duhet të bëhet përmes një protokolli të veçantë dhe kritereve të përcaktuara qartë.

“Vizita e politikanëve nga Serbia në Kosovë duhet trajtuar me protokoll të vizitave dhe dhënia e lejeve duhet të bëhet me kritere të qarta. Vizitat duhet tëmonitorohen. Pra ato vizita të politikanëve në Kosovë, gjatë qëndrimit në Kosovë duhet të monitorohen”.

Ai ka kërkuar që politikanëve që bëjnë deklarata që cenojnë rendin kushtetues të Kosovës, nxisin urrejtje apo përçarje, t’u ndalohet hyrja në vend.

Haradinaj ka theksuar se institucionet duhet  të ndërmarrin masa ligjore në rastet kur gjatë vizitave ka shkelje apo deklarata që cenojnë rendin kushtetues dhe bashkëjetesën në Kosovë.

Ai ka paralajmëruar se do të kërkojë përgjegjësi nga institucionet dhe zyrtarët që nuk i përmbushin detyrat e tyre në trajtimin e këtyre rasteve.

Burimi: Dukagjini