Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres të punojmë për të thelluar partneritetin

Hargreaves uron Shiroka-Pulën: Pres të punojmë për të thelluar partneritetin

Written by

in

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës.

Hargreaves i ka uruar asaj sukses në detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e këtij roli.

“Urimet e mia të përzemërta për Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj Presidente e Republikës së Kosovës. I uroj çdo sukses në këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar Hargreaves.

Ambasadori britanik ka shprehur gjithashtu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Presidenten e re dhe institucionet e Kosovës, me synimin për të thelluar partneritetin mes dy vendeve.

“Pres të punoj me Presidenten dhe të gjitha institucionet e Kosovës për të thelluar partneritetin tonë të kahershëm, ndërsa Kosova shikon drejt një të ardhmeje multietnike, demokratike dhe euro-atlantike”, ka deklaruar ai.


source

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *