
Harry Kane ka hyrë në historinë e futbollit anglez, duke u bërë futbollisti me më së shumti paraqitje në Kombëtaren e Anglisë.
Sulmuesi i Bayern Munichut u përfshi në formacionin startues për ndeshjen ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve, duke regjistruar paraqitjen e tij të 126-të me fanellën e “Tre Luanëve”.
Me këtë arritje, Kane kaloi legjendën Peter Shilton, i cili e mbante rekordin me 125 paraqitje për Anglinë, të realizuara nga viti 1970 deri më 1990.
Para fillimit të ndeshjes në stadiumin “Wembley”, Shilton dhe Princi William ia dorëzuan Kane një mirënjohje për këtë rekord historik.
Kane debutoi me Anglinë në mars të vitit 2015, në një ndeshje miqësore kundër Lituanisë, ku shënoi gol vetëm 79 sekonda pasi u inkuadrua në lojë.
Përveç rekordit të paraqitjeve, 33-vjeçari është edhe golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses angleze, me 91 gola të realizuar. Pas tij renditet Wayne Rooney me 53 gola.
Kështu, Kane vazhdon të shkruajë histori me fanellën e Anglisë, duke vendosur një tjetër rekord të rëndësishëm në karrierën e tij.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali