Harry Kane vendos për të ardhmen, drejt rinovimit të kontratës me Bayern Munichun

Harry Kane vendos për të ardhmen, drejt rinovimit të kontratës me Bayern Munichun

Written by

in

Harry Kane vendos për të ardhmen, drejt rinovimit të kontratës me Bayern Munichun

Harry Kane është pranë vazhdimit të qëndrimit te Bayern Munichu, pasi ka arritur marrëveshje në parim me klubin gjerman për rinovimin e kontratës deri në vitin 2029, raporton gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio.

Sulmuesi anglez ka dhënë dritën e gjelbër për vazhdimin e bashkëpunimit me kampionët gjermanë, ndërsa palët janë duke i diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes.

Kontrata aktuale e Kane me Bayernin skadon në vitin 2027, por rinovimi i mundshëm do ta mbante atë në “Allianz Arena” edhe për dy sezone të tjera.

Kane iu bashkua klubit bavarez në verën e vitit 2023, kur u transferua nga Tottenham Hotspur, dhe që nga atëherë është shndërruar në një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.

Sulmuesi 33-vjeçar ka realizuar më shumë se 150 gola me fanellën e Bayernit, duke dëshmuar vazhdimisht rëndësinë e tij në repartin ofensiv.

Pavarësisht spekulimeve për një kalim të mundshëm te Barcelona, raportimet e fundit e lidhin të ardhmen e anglezit me vazhdimin e karrierës në Gjermani.

Njoftimi zyrtar për rinovimin pritet të bëhet pasi të përmbyllen të gjitha detajet e mbetura të marrëveshjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Harry Kane vendos për të ardhmen, drejt rinovimit të kontratës me Bayern Munichun appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali